Basha: Naftëtarët të gënjyer nga qeveria
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët, foli edhe për grevën e naftëtarëve për të cilët tha se duhet një ndërhyrje e menjëhershme nga qeveria. Ai tha se ata janë gënjyer nga Rama dhe partnerët e tij në atë që e quan zhvatje. “Unë i qëndroj asaj çfarë kam thënë gjatë vizitës time. Ata janë gënjyer nga Rama dhe partnerët e tij në këtë zhvatje. Zgjidhja e këtij problemit është krejtësisht e realizueshme por kërkon një kryeministër që nuk është pjesë e aferave korruptive me rafinerinë dhe naftën. Prioritetet janë të qarta. Heqja e taksës mbi karburantet. Rikthimi në arkën e shtetit e një shume prej 50 mln euro në vit nga evazioni që i bëhet në ky sektor. Nafta të prodhojë të mirë për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për një grup njerëzish”,- tha Basha.