Basha në Belsh: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon të mbështetjes për bujqësinë
Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha nga Belshi ku po vijon turin e tij të takimeve, tha se Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët në Rajon të mbështetjes për Bujqësinë.
Ai u ndal tek një fabrikë e vajit të ullirit në zonën e Belshit, Elbasan. Ai u ndal duke biseduar me drejtuesin e fabrikës, i cili sipas njoftimit të PD shprehu shqetësime për çmimin, i cili nuk mbulon as kostot.
”Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët në Rajon të mbështetjes për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë, është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj. Në buxhetin 2024 për sektorin e bujqësisë, janë parashikuar më pak fonde. Kjo ulje e cila vjen, në një kohë që edhe Bashkimi i Europian ka bllokuar fondet nga skema IPARD për shkak të aferave korruptive që ka gjetur me ndarjen e tyre, është një goditje e madhe për këtë sektor”, tha Basha.