Basha në Dibër: Dalim si opozitë. Pushteti i lodhur dhe i korruptuar deri në palcë pa zgjidhje

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha prezantoi propozimet për Reformën Zgjedhore. Në një takim në Dibër, Basha tha se ka mungesa nga dhjetëra e qindra që janë larguar në muajt dhe dy vitet e fundit për shkak të mungesës së shpresës, të dëshpërimit që ka pllakosur vendin.

”Një qeverisje e keqe pa diskutim që i mërzit njerëzit. Mungesa e opozitës, mungea e alternativës nuk është mërzi, është dëshpërim për një vend. Dhe tani dy vite pas një situatë të paprecedentë është koha ta pohojmë se Partia Demokratike për rrethana dhe arsye që nuk kanë të bëjnë me asnjërin prej jush dhe as demokratët e sakrificave kudo ku ndodhen, nuk ishte në krye të detyrës”, u shpreh ai.

Për dy vite me radhë, sipas Bashës, Partia Demokratike nuk ishte aty ku e duan qytetarët, pranë njerëzve dhe halleve të tyre. ”As për të shpalosur alternativa ndaj një pushteti të lodhur, të korruptuar deri në palcë pa zgjidhje por vetëm me probleme për ta. Por në 29 korrik dhe më pas në Kuvendin e 2 shtatorit, demokratët morën vendimet.

Vendimet për të dalë nga kjo gjendje limontie, për të dalë dhe një herë si një alternativë dhe si një opozitë para shqiptarëve në radhë të parë me vendosmërinë për t’u bërë zëri i tyre, dhe për të përçuar zërin e tyre kudo dhe së dyti me vendimin për të rindërtuar dhe një herë alternativën e një pushteti të drejt, nga njerëzit dhe për njerëzit”, tha Basha.

SHKARKO APP