Basha: Ne do të falim të gjitha gjobat abuzive të vendosura ndaj bizneseve nga Rama
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, se me fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, qeveria që do të drejtohet nga ai do të falë të gjitha gjobat abuzive të vendosura ndaj bizneseve nga Rama.
“Ne do të falim të gjitha gjobat abuzive të vendosura ndaj bizneseve nga Rama. Ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë elektrike, forcimi i ekonomisë dhe rritja e pagës minimale, janë disa nga përparësitë tona kryesore.
Shqipëria pret me padurim ndryshimin!”, shprehet kryedemokrati Lulzim Basha përmes rrjeteve sociale.