Basha: Në Europë nuk shkohet me “Toyota Yaris”

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha në një konferencë për mediat se vendimi negativ për hapjen e negociatave pritej. Nga ana tjetër, ai u shpreh se moshapja e negociatave nuk është si pasojë e përplasjeve brenda BE por me situatën në Shqipëri. ”Le ta themi qartë për çdo shqiptar se dëshironim një rezultat ndryshe sot, por nuk prisnim më mirë se çfarë tha Bundestagu. Arsyet për këtë janë fare të qarta dhe unë ftoj këdo që mund t’i ketë harruar 9 kushteve të Bundestagut. Ishin 5, u bënë 7, më pas 9 sepse Shqipëria po shkon mbrapa. Dy kushtet shtesë kanë të bëjnë me blerësit e votave. Këto tregojnë hapat prapa që ka bërë Shqipëria. Këto janë faktet. Megjithatë, ka një përpjekje për ta shitur të sotmen si një përplasje të vendeve të BE por qytetari i parë ta thotë se ka të bëjë me problemet e brendshme”. Basha theksoi se në Europë nuk shkohet me “Toyota Yaris”. “Macron po kërkon të reformojë se si vendet e ardhshme anëtare të kontrollohen, të mos kenë dështime si Rumania apo Bullgaria”.

SHKARKO APP