Basha në familjen e Gencit: Merr 26 mijë lekë të vjetra ndihmë…! Paratë i marrin një grusht miqsh të Ramës
Lulzim Basha me Genc Kullollin
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në vazhdën e takimeve me qytetarët para protestës së 27 janarit, ka ndalur në Pogradec. Prej aty ai ka sjellë pamjen më të fundit të mjerimit:
“Genci Kullolli është një kryefamiljar i papunë nga Porgradeci, – tregon Basha. – Ai më tregoi se merr vetëm 26 mijë lekë të vjetra në muaj si ndihmë ekonomike, kur vetëm fatura e ujit dhe e dritave i shkon 50 mijë në muaj. Kjo nuk është ndihmë ekonomike por është tallje. Paratë që duhet t’i marrin nevojtarët, i merr një grusht miqsh të Kryeministrit! Në 27 janar do të protestojmë kundër varfërisë dhe nëpërkëmbjes! Kundër qeverisë së qejfeve dhe të miqve! Bashkohu kundër varfërisë dhe padrejtësive,” bën thirrje Basha.
KOHA JONË SONDAZH



