Basha në Kamëz i drejtohet qytetarëve: Mbani distancën, bashkë për ndryshimin më 25 prill

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm këtë të hënë në Kamëz dhe Vorë, bashkë me kandidatët e PD-së në këto zona. Gjatë ndalesës së tij në Kamëz ai është pritur në mes të shiut nga  qytetarët.

Përballë tyre ai është shprehur se me 25 prill të gjithë duhet të jenë të pranishëm në kutitë e votimit në mënyrë që Shqipëria të votojë. Me maskë në dorë, Basha i bëri kërkesë qytetarëve që të mbanin distancën.

”Bashkë për ndryshimin, Shqipëria fiton, Kamza fiton. Rama ik! Mbani distancën. Me 25 prill të gjithë te kutitë e votimit”,-tha Basha.

SHKARKO APP