Basha në Lezhë: Kryetari i ardhshëm i bashkisë do të punojë për ju, jo për oligarkinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur fjalimin e tij në mitingun përmbyllës në Lezhë, ku ka shprehur bindjen për fitoren e kandidatit të djathtë.
“Kryetari i ardhshëm i bashkisë tuaj do të punojë për ju dhe jo për oligarkinë”, u ka thënë Basha simpatizantëve të pranishëm. 
Nga ana tjetër, ai ka akuzuar kryeministrin Rama se po rehabiliton trafikantë droge duke u ndryshuar emrat, me qëllim kandidimin e tyre në zgjedhje. 
“Ai nuk ua thotë kurrë emrat atyre, sepse as ai vetë nuk i mban mend si i kanë pasur, sepse ua ka ndryshuar”, ka thënë Basha, i cili ka shtuar më tej se PS ka rënë në gjunjë përpara LSI-së së Ilir Metës.

SHKARKO APP