Basha në Lezhë, takime me qytetarët për protestën në 16 shkurt

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar sot në qytetin e Lezhës, për t’u takuar me qytetarët dhe sensibilizuar ata për të marrë pjesë në protestën e 16 shkurtit.

“Arsyeja e vetme që vendi ka qeveri është që t’ju bëjë jetën më të mirë, – u tha Basha, qytetarëve që u mblodhën rreth tij.

Por, nuk e lanë të vazhdonte.“Çfarë qeveria thua?! – ka një banor. – vetëm mbrëmë kemi ndenjur dy orë pa drita.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse mua më thonë paguaj faturat, 200 mijë lekë! Po ku e kanë sahatin? Ku është fatura, pse nuk e sjell Posta shqiptare?!”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më 16 shkurt po ju thërrasim që ta zgjidhni kontratën me këtë bandë, që ka uzurpuar pushtetin, – tha Basha. – dhe për këtë duhet pjesëmarrje masive. Me shokë, me miq, me rini. Ai është momenti kur sovrani thotë fjalën e tij. ndërmerreni këtë hap dhe të jeni i sigurtë, se ky regjim bie. E e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë problem është rruga e Evropës. Lezhjanët, kur nuk gjejnë mundësi, ku shkojnë? Në Evropë. Ne duhet t’i krijojmë këto kushte këtu.

Më 16 shkurt, hajdeni, merrini, çlirojini të drejtat juaj. Ky nuk është Kryeministër, s’e ka zgjedhur populli, por Niçja me Gjushin, këta Ndokat këtu, Bajrat në Shkodër. Ejani të hapim rrugën për një qeveri kalimtare, të  bëjmë zgjedhjet e parakohshme. E gjithë Lezha atje, bashkë me Shkodrën, Korçën, etj. kjo është zgjidhja.

LIVE - Takime me qytetarët e Lezhës për protestën në #16Shkurt #protesto

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?