Basha në Londër: Në Shqipëri zien vullkani i zemërimit kundër qeverisë
Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës, Lulzim Basha gjatë vizitës në Britaninë e Madhe u prit në një takim nga komuniteti shqiptar në Lodër. Salla ku zhvillohet takimi në Londër u pushtua nga thirrjet “Rama ik, Rama ik”. Para se të niste bashkëbisedimin me shqiptarët, emigrant në Britaninë e Madhe, Basha përcolli një mesazh live nga Londra.
Pjesë nga fjala e kreut të PD:
Mirënjohje te thellë per pjesemarrjen masive dhe entuziaste qe më nderoni mua dhe delegacionin qe me shoqeron ne Londer. Dhe t’ju them se e ndjeva kete mikpritje te ngrohte qe ne oret e para te flutureimit nga Tirana ne Londer, qe kur mberrita ne aeroport i rrethuar nga dhjetera bashkatdhetarë. Te gjithë, ndryshe nga më parë, ishin plot shpresë e besim se rrugëtimin që kemi nisur do ta çojë Shqipërinë në një ndryshim historik e demokratik që do të përmiresojë jetën e shqiptarëve ne Shqipëri e kudo ku ata jetojnë. Në vetvete përbën nje frymëzim të jashtëzakonshëm per opozitën. Vendosmëria, entuziazmi dhe shpresa qe e kam prekur kudo në Shqipëri, e gjeta edhe me të ndezur tek shqiptarët e Londrës.
Ka një padurim të madh që ndryshimi të ndodhë sa më shpejt, jo për të ardhur PD në pushtet, por për të patur të gjithë mundësitë për të jetust përmes ounës së ndershme. Kjo është beteja që luftojmë sot. Ata që mendojnë se kjo është luftë për pushtet, ndodhen vetëm në sipërfaqen e një vullkani zemërimi që zien shumë thellë.
Si ka mundësi 30 vjet ne jemi të fundit, sepse me gjasa edhe Maqedonia do të nisë bisedimet?
Si ka mundësi që pas 30 vjetesh shqiptarët e kërkojnë emde fatin jashtë vendit? Zemërimi është i ligjshëm sepse është marrë peng parlamenti, duke marrë peng parlamentin, merret peng qeverisja, duke shkaktuar krizë të thellë ekonomike.
KOHA JONË SONDAZH

