Basha në terren, Mziu: Duhen protesta popullore si në Poloni
Prej disa ditësh kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në terren, ku takimet i ka me bizneset që janë prekur nga pandemia e Covid-19. Lidhur me këtë situatë, ish-kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu kërkon protesta si në Poloni pasi sipas tij situata ekonomike në vend është përkeqësuar për shkak të qeverisë. ”Situata ekonomike në Shqipëri është si në vitin e nepçes në 1913. Jo për shkak të pandemisë, por për shkak të qeverisë. Papunësia, varfëria, korrupsioni kanë kaluar çdo limit! Protesta popullore si në Poloni është e vetmja zgjidhje për vendin”.