Basha në Vorë: T’i japim fund 2-vjeçarit të tkurrjes

­Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal sot në një takim elektoral në Vorë. Pasi u kërkoi qytetarëve të votojnë kandidatin e opozitës për bashkinë e qytetit Basha theksoi se në demokraci llogaritë s’mund të bëhen pa popullin.

“Ky entuziazëm, ky bashkim, kjo forcë, kjo vendosmëri është shprehja më e qartë e vullnetit tuaj për t'u ngritur me votë në 21 qershor. Ne kemi 25 vjet që jetojmë në një Shqipëri të hapur të konkurrencës politike por një mësim të madh e kanë mësuar pushtetarë ua ka dhënë populli kurrë asnjëherë në demokraci mos i bëj llogaritë pa popullin. Ja ku jemi të gjithë bashkë me një padurim të madh për të shkuar drejt zgjedhjeve të 21 qershorit për të hedhur votën tonë për të vendosur një të ardhme më të mirë. Makineria e oligarkisë ka bërë gjithçka për ta mpirë, mpakur padurimin tuaj për të folur me votë. 21 qershori është dita e llogarive, dita për të kërkuar llogari me votën tuaj për premtimet e pambajtura. Në veçanti këtë mesazh e kam për votuesit e majtë,“­ u shpreh Basha.

Më tej, ai theksoi se vota është instrumenti i ndryshimit dhe gara elektorale nuk duhet të ngatërrohet me organizata kriminale.

“Ne kemi bërë në të kaluarën bëjnë me do të bëjmë gara politike por nuk mund të tolerojmë që gara politike të zëvendësohet nga mënyra që i takojnë organizatave kriminale. Nuk mund të pranojmë që debati i shëndetshëm të zëvendësohet nga dhuna e egër ndaj anëtarëve dhe mbështetësve tonë. Jam i bindur se pavarësisht bindjeve tuaj politike në 21 qershor do bashkojmë votën kundër bandës banditëve dhe praktikës kriminale. Duke ulur taksat duke qëndruar në krah të sipërmarrjes , duke qëndruar në krah të bujqve dhe blegtorëve duke çliruar pozitivitetin që e karakterizon kandidatin tonë. Kërbaçin bllokun e gjobave burgun i sollën këta. Në këto kushte detyra jonë është ti ofrojmë shqiptarëve rrugët e daljes shpëtimit. Gënjeshtrat i kanë zënë për fyti shkaktarët e kësaj gjendje. Zëri i bashkuar i shqiptarëve në 21 qershor është ligji i ligjeve do detyroheni ta respektoni ose ju ka ardhur koha të largoheni. Je ti japim këtij dy vjeçari të tkurrjes fund.”­ u shpreh Basha.

SHKARKO APP