Basha nga Saranda fton socialistët të bashkohen me të. I përgjigjet Ramës: Koha jote ka mbaruar!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot për fushatë elektorale në Sarandë.

Teksa është pritur me ovacione e duartrokitje nga mbështetësit e PD-së, Basha iu bëri thirrje socialistëve që të bashkohen më 25 prill për ndryshim. Sipas tij, edhe Rama e ka kuptuar dështimin, ndaj edhe kërkon bashkëpunim me opozitën.

“Dua ta ndaj me ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, se dielli i Sarandës, 300 ditë diell nuk do të jenë thjesht fakt i natyrës. Me votën e Sarandës do të sjellin 300 ditë prosperitet dhe mirëqenie. Dhe këto re dhe disa pika shiu, do të ujisin tokat e tyre që agrumet e tyre të rriten. Nga Saranda në Tropojë, e ndjej entuziazmin tuaj. E kanë lënë Sarandës në vend numëro, siç kanë lënë Shqipërinë. Siç kanë lënë familjet shqiptare. 8 vite me radhë nuk ka bërë asgjë dhe tani dështimi po troket prapë në derën tuaj. Kërkon dhe 4 vite të tjera, kudo ku shkon. Nuk do t’ia hapim derën dështimit, më 25 prill do të zgjedhim ndryshimin. E prek këtë ndryshime dhe tek spcialistë.t tek ata që vijnë në takime tona. Tek ata që i vizitoj dhe kanë hapur derën e tyre. Ju them; ky është vendi ynë. Ne kemi ndarë të njëjtat zgjidhje. Ndaj mirë se vini vëllezër dhe motra socialiste, bashkohuni me ndryshimin. Qeveria jonë do të jetë qeveria e çdo shqiptari. Edhe Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim. Ndaj kërkon që të bëhet pjesë e qeverisë tonë. Përgjigja jonë është; jo. Koha jote ka mbaruar.”, tha Basha.

SHKARKO APP