Basha: Nuk do kemi Kuvend tjetër! Alfred Rushaj: Me 1/3 e delegatëve mblidhet Kuvendi
Alfred Rushaj, kryetar i grupit parlamentar të PD dhe nënkryetar në këtë parti tha mbrëmë se “Asnjë Kuvend i PD, i zakonshëm apo i jashtëzakonshëm nuk duhet dhe nuk do të etiketohet anti- amerikan. 1500 delegatë e mbledhin Kuvendin dhe ne jemi të detyruar t’i bindemi,” tha ai. Por Basha tha se thirrja e Kuvendit do ishte një akt anti-amerikan.
Pra ka filluar çarja edhe brenda grupit të Bashës, përballë ofensivës së Berishës në bazë.
Lulzim Basha theksoi prerë dje se asnjë Kuvend nuk do lejohet të mblidhet, edhe nëse mblidhen firmat e 1/3 të anëtarëve të partisë, sipas Statutit.
Ndërkohë duket se Berisha nuk tërhiqet. Basha nga ana tjetër nuk po del në rrethe që të sqarojë anëtarsinë nga frika e përplasjeve të dhunshme brenda takimeve, por ka zgjedhur të rrijë në Tiranë duke soditur ish-liderin demokrat.
Sidoqoftë brenda kësaj vjeshte do marrim vesh se kush do ta drejtojë PD-në; Basha apo Berisha.
Basha ka amerikanët dhe pushtetin e Ramës protij.