Basha: Nuk do të ketë kurrë bashkëqeverisje me Edi Ramën. Koha e tij ka mbaruar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama një ditë më parë se ishte i gatshëm për bashkëpunim pas zgjedhjeve, kreu i Partisë Demokratike. Në një takim me banorët e “Kombinatit” në Tiranë, Basha shprehet se Edi Rama e ka pranuar humbjen dhe se kërkon bashkëqeverisje.

Basha u shpreh se nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama.

“Këtu nga “Kombinati” dua t’ju them ju, dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Tani do të qeverisë me Aleancën për Ndryshim por dua t’i them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vij. Do të vijë përmes përkushtimit, përmes ekipit, përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni numrin 9 për ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar. Ka ardhur koha juaj, koha e shqiptarëve. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet. Ndaj, ju pyes, për të bërë ndryshimin e mundur për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për ju të rinj, për ndryshimin e mundur për ju, për prindërit tuaj”,- deklaroi kreu i Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtin mesazh, Lulzim Basha e përsëriti në mënyrë më të prerë nga takimi që zhvilloi pasdite me banorët e Njësinë 11 në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk do të ketë kurrë bashkëqeverisje me Edi Ramën. Ndryshimi vjen duke larguar Ramën e duke votuar numrin 9”,- deklaroi kreu i PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?