Basha (nuk) i përgjigjet Selamit: S’kam kohë për debate të kota

 

Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Eduart Selamit, se ai ka zhgënjyer demokratët si kryetar i Partisë Demokratike dhe nuk ngjall shpresë.

Duke folur në një intervistë për ABC, Basha ka thënë se në këtë moment nuk është ai e keqja më e madhe e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka shmangur kështu të argumentojë përse kritikohet se nuk ngjall shpresë tek PD-ja, duke thënë se në këto momente njerëzit duhet të merren me Edi Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdokush ka mundësinë të shprehet dhe të japë kontributin e vet konstruktiv. Këtu është detyra ime. Pjesa tjetër mund të jetë detyra e juaja, e gazetarëve. Unë nuk mund të shpenzoj asnjë sekondë dhe asnjë pikë energjie timen apo të PD-së në një debat i cili nuk fokusohet tek e keqja e madhe në vend, që është korrupsioni, krimi i ngritur në sistem, hajdutëria masive dhe mizerja ekonomike që ka shkaktuar qeveria e Edi Ramës”, tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?