Basha: Ose jemi parti e pranueshme për perëndimin dhe SHBA, ose shpallemi parti ”non-grata”

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha thotë se rrugët ku mund të ecin demokratët janë vetëm dy. Njëra rrugë për të është që të PD-ja të jetë parti e pranueshme për perëndimin dhe SHBA, ose si parti tha ai në takimin me kryetarët e degëve, ”shpallemi non-grata”.

”Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngusht me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë non grata.

Ky është thelbi që disa përpiqen të fshehin nga kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike.

Prandaj të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti non-grata. S’ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu”.

SHKARKO APP