Basha, pa kandidat në Kukës

Kreu i PD-së zyrtare, ose siç njihet e vulës, Lulzim Basha nuk do të ketë një kandidat për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Kukësit në 24 Shtator. Është dega e PD-së në Kukës që e dha lajmin dhe e argumenton me faktin se nuk kanë mjaftueshëm kohë për t’u riorganizuar.

“Gjykojmë se tani është koha që së pari të fokusohemi te ringritja e degës së Partisë Demokratike, krijimi i alternativës që presin qytetarët e Kukësit dhe në betejën për rrëzimin e kësaj qeverive, që po i varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndryshe KQZ-ja vendosi regjistrimin e PD-së të drejtuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, proces që do të përsëriten pas videoskandalit me Safet Gjicin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?