Basha: Paga minimale do të jetë 300 euro

Kreu i PD, Lulzim Basha para të rinjve në Korçë premtoi se paga minimale në vitin e parë të qeverisjes së tij do të jetë 300 euro në muaj. Sipas Bashës, kjo pagë minimale jo vetëm që do të sigurojë mbijetesën, por do të jetë edhe një shtysë për konsumin. Po ashtu kreu i PD tha se do të ketë një harmonizim të uljes së taksave me pagën minimale, duke sjellë përfitime në biznese. ”Do të ketë një pagë minimale në vend. Të jeni të sigurt që përllogaritjet tona janë të sakta. Ulja e taksave, përfitimi që biznesi do të marrë nga ulja e taksave do të harmonizohet me këtë pagë që e kam deklaruar që do të jetë në vitin tonë të parë të qeverisjes 300 euro”.

Jo vetëm për të siguruar mbijetesën, por kjo është edhe një shtysë për konsumin. Një paga minimale është 230 mijë lekë çfarë konsumi do të ketë, bukë dhe djathë dhe marmelatë. Pra ekonomia është një zinxhir ku hallkat të ndryshme tërheqin njëra tjetrën. Paga minimale prej 300 euro është edhe një nxitje për konsumin.

Teksa inkurajoi të rinjtë, Basha pas 10 vitesh, të rinjtë shqiptarë mund të paguhen më shumë se kryeministri. ”Dua t’ju jap një parashtrim të shkurtër se çfarë mundësish keni nëse lëvizim në drejtim të mbështetjes së rinisë, të investimeve të huaja. Europa do të ketë nevojë në 10 vitet e ardhshme për 5 milionë vende të reja pune vetëm në sektorin e teknologjisë së informacionit, pothuajse dyfishi i popullsisë që na ka mbetur në Shqipëri”.

Realiteti është që kur kemi potencial kaq të madh, 5 milionë vende të reja pune, që mund të krijohen këtu, nuk ka nevojë të shkosh as në Gjermani, as Holandë, as Francë sepse inxhinieri i softuerit mund të programojë këtu. Të paguhet me nivele europiane, sigurisht konkurruese se nuk do paguhesh si në Gjermani, por është e sigurtë se pas disa vitesh do marrësh rrogë më të lartë si ministrat, kryeministri apo Presidenti këtu në Shqipëri. E njëjta gjë vlen dhe për një inxhinier.

SHKARKO APP