Basha: Paqja në rajon rrezikohet nga Serbia, qeveria të japë 5 mld lekë ndihmë ushtarake për Kosovën
Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, ku thotë se paqja në rajon rrezikohet nga revanshimi i Serbisë. ”Armatosja dhe përgatitja e Serbisë për një konjekturë të volitshme politike revansh në ballkan e në veçanti në Kosovë. Në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër përveç kukuvajkave nga mëngjesi deri në darkë, asgjë për interesin dhe sigurinë kombëtare”, tha Basha.
Nga ashtu Basha thotë se të hënën do të dorëzojnë një amendament për buxhetin e shtetit, ku do të kërkojnë 5 mld lekë ndihmë ushtarake për Kosovën.
”Presim që të paktën për këtë interes social, të sigurisë tonë kombëtare, sigurisë së Kosovës dhe qëndrimit në krah me mjete modeste, pres që kjo të mos bie në nivelin e debatit politik ku e kanë futur protagonistët e teatrit të përditshëm. Që kjo të mos mbetet në kuadër të propozimeve, do marrë formë ligjore. Ekspertët ekonomikë të PD, kanë hartuar një amendament të plotë në përputhje me buxhetin e 2024”,-tha më tej Basha.