Basha paralajmëroi kallëzim në SPAK, administratori i OSHEE-së: Kur flet ai, unë fle gjumë

Pas akuzave nga ana e PD-së për krizën energjitike, Adrian Çela, administratori i OSHEE-së ka ironizuar akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Bashën. Ai thotë se kur flet Basha, ai fle gjumë.

“Nuk kam asnnjë koment për Bashën, unë fle gjumë kur flet zoti Basha, janë gjëra që s’janë as në qiell as në tokë. Gjithë këto ditë krizë menaxhimi, krizë korrupsioni. Duhet të biem dakord a ka krizë botërore energjike apo jo. Vende më të fuqishme se Shqipëria, Gjermania e tij, nëse ato janë të shkëputura nga ky realitet është tjetër diskutim. Edhe ne jemi pjesë e kësaj bote. Arsyet janë shpjeguar, por po e them shkurt.

10% e energjisë prodhohet nga eloikët në Evropë. Parqet e mëdha kanë prodhuar 50% më pak, sepse era është më e dobët se 20 vitet e fundit. Tjetër janë politikat për energjinë e pastër, mbyllja e centraleve nukelare, masat s’u bënë në mënyrën e duhur, kërkesa pas pandemisë, dimri i fortë i vitit të kaluar që rezauroi gazin në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë disa faktorë, janë fakte nuk mund t’i mohojmë. Deri para një jave kishim kufizimin në Kinë. Në blackout është Libani, në vende të tjera është rrija tarifave çmimeve. Këtu kam dëgjuar përralla”,-tha në ”Open”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?