Basha paralajmëron dosjen me skandalin në Dibër

Kryedemorkati Lulzim Basha në një takim me gazetarët ka paralajmëruar se PD-ja do të publikojë së shpejti dosjen e Dibrës me skandalin e radhës, ku janë të përfshirë ish-ministri Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri si dhe katër deputetë të PS-së.

“Dosja e hetimore e Dibrës ku janë interceptuar në mënyrë ligjore, janë krijuar prova dhe fakte ligjore të përfshirjes së Saimir Tahirit asokohe ministër, Damian Gjknuri dhe të paktën katër deputetëve të tjerë të PS-së në transaksione me banda të krimit të organizuar, me figura të krimit të orgarnizuar si Ymer Lala, për të ushtruar presion, për të blerë vota dhe për të kërcënuar banorët e Dibrës”, u shpreh Basha. Ymer Lala është babai i deputetes Reme Lala.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?