Basha: Pas zgjedhjeve, Rama do të prishë 110 mijë shtëpi
Nga Vlora, aty ku zhvilloi një takim përmbyllës të fushatës, kreu i PD Lulzim Basha gjatë fjalës së tij u ka kërkuar qytetarëve që të mos votojnë Ramën, pasi sipas tij i ka gënjyer për 8 vite dhe nuk mund të bëjë asgjë as 4 vitet e ardhshme. Sipas tij, pas zgjedhjeve Edi Rama do të prishë 110 mijë shtëpi pas zgjedhjeve.
”Ku sot duhet të kishim një nga flotat më të fuqishme dhe tregjet më të mëdha të peshkut për Shqipërinë dhe Ballkanin, por në fakt por në fakt kemi vetëm ndryshkun 8 vjeçar të Edi Ramës. E pra vëllezër e motra 8 vite dështime, 8 vite në shpin dhe në qaf të vlonjatëve dhe tani ka guximin të afrohet përsëri edhe të kërkoj edhe 4 vite të tjera për të vazhduar me premtimet e pambajtura, për të vazhduar me projektet 3D në sqetull dhe thesin e gënjeshtrave në shpin. 110 mijë shtëpi po bëhen gati t’i shkatërrojnë pas zgjedhjeve, e dëgjuat me veshët tuaj. Kërkon votën për t’i legalizuar por nuk ka ndër mend t’i legalizoj, por ka ndërmend t’i prishë siç prishi shtëpitë e Astirit mos t’i dëmshpërblej jetën, djersën, mundin e prindërve, e bijve vlonjat në emigracion. Ky është Edi Rama i vërtet, premton për votën dhe të nesërmen jo që vetëm që nuk e zbaton premtimin por ia kthen shpinën ndërsa qytetarëve i tregon forcën, brutalitetin, arrogancën e një pushteti të pashpirt për Vlorën, më të pashpirt për shqiptarët dhe Shqipërinë“, tha Basha.