Basha për 75-vjetorin e OKB: Do punojmë që Kosova të marrë atë që i takon

Në Ditën Ndërkombëtare të OKB-së, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreh urimin që gjithashtu Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota në këtë organizatë.

Dita e sotshme shënon 75-vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë. Në këtë 75-vjetor të OKB-së dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet”, shkruan Basha në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?