Basha për Pirro Manin: Ditë e trishtë për Teatrin, për artin shqiptar

Kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e aktorit dhe regjisorit të mirënjohur, Pirro Mani në moshën 89-vjeçare në SHBA. ”Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani. E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit. Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit. U prehtë në paqe”,-shkruan Basha në facebook.

SHKARKO APP