Basha platformë për rifuqizimin e ekonomisë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha 2 muaj nga shpërthimi i pandemisë se Covid 19, ka zbritur në terren për të parë nga afër situatën me te cilën përballet biznesi. Në pamjet e shpërndara nga selia blu, kryetari demokrat dukej se ishte përshtatur më së miri rregullave të reja të komunikimit.
“Xhiro ka rënë me 70 %. Janë siguracionet që duhen paguar muaj për muaj, që është barrë e madhe. Duhen paguar ujë, drita, tarifa jonormale që vazhdojnë akoma. Nuk pretendojmë për fitime, pretendojmë të mbijetojmë”.
Tregtarët iu ankuan kryetarit demokrat jo vetëm për rënien e shitjeve, por edhe faturat afrofe te dritave dhe ujit, edhe pse biznesi i tyre ka qenë i mbyllur. “Ka sjellë 320 mijë lekë dritat, 68 mijë lekë ka bërë uji. Hosteli është mbyllur. Unë muajin që kam pasur më shumë pune në gusht, e kam pas 170, tani që është mbyll e ka pru 320 mijë”,-tha pronari i një biznesi.