Basha po rikthen ‘humbësit’ në drejtimin e partisë?!

Zgjedhjet vendore duket se kanë sjellë edhe ndryshimet e para në strukturën drejtuese të Partisë Demokratike.

Kështu Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodrës dhe Bashkim Shehu, kryebashkiak i Kukësit, nuk do të mbajnë më funksionet në PD si drejtues të departamenteve të Pushtetit Vendor dhe të Sigurisë Kombëtare.

Dhe sipas lajmeve që po qarkullojnë së fundmi në media, nga burime të PD-së, aludohet se në vend të zonjës Ademi shkon Ardian Turku, i cili nuk arriti të fitojë dot Bashkinë e Elbasanit më 21 qershor, kurse dhe në vend të Bashkim Shehut pritet të komandohet Enkelejd Alibeaj, që humbi në garën për Fierin.

 

SHKARKO APP