Basha pret zyrtarin gjerman: Vitin tjetër zgjedhim kandidatët për deputetë

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha këtë të enjte ka pritur në një takim Gunther Krichbaum, zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane.

Basha tha se lufta kundër korrupsionit është prioritet kombëtar i Partisë Demokratike, jetik për ecjen përpara dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Duke u ndalur te zhvillimet në Partinë Demokratike, Basha theksoi se partia është në një proces riorganizimi të saj

”Brenda marsit të vitit të ardhshëm, PD do të përzgjedhë ekipin e kandidatëve për deputetë dhe do të nisë diskutimet publike mbi programin e saj, me propozime dhe objektiva që do ta ndryshojnë Shqipërinë dhe përshpejtojnë futjen e saj në BE”, thuhet në njoftimin e PD.

SHKARKO APP