Basha, protestuesve: Jeni heronjtë e rinj të Dhjetorit!

 

“Jeni heronjtë e rinj të Dhjetorit!”. Me këto fjalë u është drejtuar publikisht, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbështetësve të tij, të pranishëm në protestën e sotme e cila ka vijuar përgjatë disa orëve.

“Sot shembëm simbolin e komunizmit, nesër qeverinë”, ka pohuar gjithashtu ai.

Në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, me ish-kryeministrin Sali Berisha në krah të tij, kreu aktual i kësaj force politike e ka përmbyllur fjalimin e tij me një falënderim  për të gjithë protestuesit që morën pjesë sot në protestë.

 

 

SHKARKO APP