Basha publikon skandale të qeverisë? Flet Rama
Një lajm i dalë nga mbledhja e PD-së, aty ku Basha është shprehur se në maj do të publikohen skandale të qeverisë, vetë Rama ju përgjigjet nga studio e emisionit “Tonight Ilva Tare” në Ora News.
“Kam dijeni për skandalin e finacimit të paligjshëm ku ka hije shumë të rëndë të përfshirjes së financuesve rusë, për të cilën ka hetime jo vetëm në Shqipëri dhe Lulzim Basha duhet ta përballojë me dinjitet këtë skandal. Një skandal ( Financimi rus) që nëse do të ishim ne në atë pozicion nuke di cdo të kishin bërë atë. Nëse do të ishim ne që do kishim bërë atë zullum nuk e di cfarë do kishin djegur në Shqipëri. Flas për financim me para të zeza që vijnë nga xhepat e financierëve rusë, por që sidoqotë janë para të zeza që nuk kanë dalë nga PD, imagjinoni cdo ishte bërë nëse do ishim ne”,-tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

