Basha publikon videon, protestuesit: E duam Shqipërinë si gjithë Europa
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video të shkëputur nga protesta e djeshme. Në video, protestuesit thërrasin njëzëri “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Kreu i PD shprehet se mesazhi i protestës është për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike si gjithë Europa.
Basha ndodhet në Vjenë, ku zhvilloi një takim me përfaqësues të PPE-së në parlamentin e OSBE-së dhe mësohet se kthehet po sot në Tiranë, ku pritet që të mbledhë Kryesinë e Partisë Demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

