Basha: Qeveria ”Rama 2”, jo legjitimitet për çështjen e detit që shkon në Hagë
Për kreun e PD-së, Lulzim Basha, rruga e ndjekur për të dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës çështjen e detit me Greqinë është e duhur por thekson se qeveria ”Rama 2”, nuk ka legjitimitetin për të drejtuar procesin.
“10 vite kemi që kërkojmë çështja të shkojë në kanalet e drejtësisë ndërkombëtare, pas vendimit të Gjykatë Kushtetuese duket e qartë që e vetmja mënyrë për të proceduar është e tillë. Çështja është mbajtur peng dhe që sot ndodh pasi Shqipëria është vendosur në një pozitë të vështirë në disa rrafshe. Shqipëria nuk ka akoma një ekip të gatshëm për të përgatitur çështjen në Hagë dhe nuk ka asnjë qeveri nuk ka legjitimitetin për të bërë këtë përgatitje”,-tha Basha për ”Ilva Now”.
Kreu i opozitës theksoi se gjitha do të kërkojë një proces transparent dhe ku të jenë të përfshirë ekspertët më të mirë vendas por edhe ndërkombëtar.