Basha: Rama çfarë s’ka bërë për 8 vite, por nuk ka për ta bërë më pas 25 prillit
Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha u pyet nëse do të japë dorëheqjen në rast se zgjedhjet e 25 prillit fitohen nga Edi Rama. “Pyetja e ka përgjigjen brenda. A mendojnë shqiptarët se Rama ka shkëlqyer e i ka kryer detyrat. A mendojnë shqiptarët se kemi 300 mijë vende pune. Çfarë nuk ka bërë për 8 vite, por s’ka për ta bërë më këtë e di dhe një fëmijë, e jo më shqiptarët dhe do ta provojnë me votë, dëshirën e papërmbajtur për ndryshim. Korrupsioni i lartë i qeverisë është arsyeja pse në shqipëri ka nivel të lartë të pastrimit të parave. 5 njerëz e mbajnë Ramën, 5 njerëz kanë marrë peng Shqipërinë”, tha Basha.