Basha: Rama shpenzon 6 mijë euro në ditë për daljet live në TV

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi kandidatët për kryetarë bashkie në Malësi të Madhe, Anton Koka, në Pukë Rrok Doda dhe në Fushë-Arrëz Gëzim Vata.

“8 milionë e 400 mijë lekë të taksapaguesve shqiptarë iu kushton shfaqja televizive e Edi Ramës shqiptarëve. E barabartë me asistencën mujore të mbi 400 familjeve. E barabartë me asistencën vjetore të 35 familjeve në vit. Çdo ditë në televizor iu heq bukën e gojës 35 familjeve që nuk e marrin asistencën më, sepse paratë e taksave tuaja shpenzohen që Edi Rama të dalë 4 herë në ditë në televizor”.

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha beson se shqiptarët po i afrohen gjithnjë e më shumë së djathtës. Një arsye e fortë për kryetarin e demokratëve është keqqeverisja e vendit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi kandidatët për kryetarë bashkie në Malësi të Madhe Anton Koka, në Pukë Rrok Doda dhe në Fushë-Arrëz Gëzim Vata.

“Qytetarët po bashkohen çdo ditë e më shumë, tha Basha, duke tejkaluar si asnjëherë më parë barrierat politike, për të shprehur me votën, gjykimin e tyre, për keqqeverisjen dhe për t’i dhënë mësimin e merituar qeverisë që i mashtroi, i gënjeu, e braktisi, i poshtëroi, i la në mes të katër rrugëve. Sot qytetarët shohin si të vetmen shpresë eksodin, numri i qytetarëve që kanë kërkuar azil në muajin prill në Gjermani ka kaluar edhe ata sirian”.

“Shqipëria po ecën drejt humnerës ekonomike. Rritja e taksave, mosmbajtja e premtimeve për vende të reja pune, shkatërrimi i perspektivës së rinisë, gjobat, rritja e çmimit të energjisë, por mbi të gjitha arroganca, mashtrimi, shpërfillja dhe poshtërimi që dyshja Rama-Meta dhe bandat që i rrethojnë i bëjnë popullit të tyre, janë rrënjët e së keqes, janë shkaqet e vërteta të eksodit, shkaqet e vërteta të krizës ekonomike dhe gjithanshme”, – tha Basha.

Sipas tij, qeveritarët me paratë e taksave të shqiptarëve bëjnë propagandë televizive. Basha theksoi se 6 mijë euro në ditë shpenzojnë qeveritarët për daljet e tyre live në tv. “8 milionë e 400 mijë lekë të taksapaguesve shqiptarë iu kushton shfaqja televizive e Edi Ramës shqiptarëve. E barabartë me asistencën mujore të mbi 400 familjeve.

E barabartë me asistencën vjetore të 35 familjeve ne vit. Çdo ditë në televizor i heq bukën e gojës 35 familjeve që nuk e marrin asistencën më, sepse paratë e taksave tuaja, shpenzohen që Edi Rama të dalë 4 herë në ditë në televizor”,- u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Ai theksoi se, ndërsa gjendja ekonomike për shqiptarët po përkeqësohet, të vetmit që po ecin në “drejtimin e duhur” janë qeveritarët që po pasurohen me shpejtësi. “Me siguri ata janë në drejtimin e duhur, se ata janë të vetmit që po ia shohin hajrin pushtetit. Sarajet e tyre po lartësohen, kontot e tyre bankare po majmen ditë përditë.

Klientela e pushtetit pasurohet ditë përditë. Kryeministri bredh si turist, ndërkohë që popullin e vet e ka çuar refugjat me teshat në shpinë dhe fëmijët dorë për dore”, – tha Basha.

SHKARKO APP