Basha: Rama shpenzon për luks, shqiptarët flenë me barkun bosh

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po vazhdon aksionin e fundit opozitar për rikthimin e ndihmës ekonomike për më shumë se 20 mijë familje në vend. Në postimin e shoqëruar me disa foto nga vizitat e tij, Basha shtoi se, “shumica e tyre po mbyllin edhe këtë ditë me barkun bosh e pa energji elektrike”.

Statusi i plotë

Mbi 20 mijë familjeve ju ka hequr Edi Rama ndihmën ekonomike. Në këtë orë të vonë shumica e tyre po mbyllin edhe këtë ditë me barkun bosh e pa energji elektrike. Ky është fati i Marijes me tre fëmijë jetimë që e gjeta me vetëm gjysëm thesi miell të mykur. Ky është fati i Shpresës me frigoriferin bosh dhe 9 gojë për të ushqyer. Ky është fati i Donikës dhe nënës së saj të sëmurë që po i zë brenda tavani i kalbur prej kompensate. Edi Rama që ju ka hequr bukën e gojës, shpenzon miliona për lluks e qejfe, dhe gjen kohë edhe në këtë orë të tallet e të mashtrojë, por jo ti shohë e as tu rikthejë urgjentisht ndihmën ekonomike këtyre mijëra familjeve. Buka e gojës nuk është lluks! Asnjë qytetar i këtij vendi nuk duhet të flejë me barkun bosh!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?