Basha: Ramavirusi ka goditur rëndë zonën e Sukthit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar në Sukth, ku takoi banorët të cilët vuajnë ende pasojat e tërmetit dhe harresën e shtetit në kohën e pandemisë. Sukthi dhe banorët e tij ende vuajnë pasojat e tërmetit të nëntorit, ndërkohë që u duhet të përballen edhe me pandeminë Covid-19.

Ditën e sotme për të vizituar banorët e kësaj zone ka shkuar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i PD gjatë takimit me qytetarët mësohet të ketë thënë se për banorët nuk është dhënë ansjë ndihmë dhe kujdes, ndërkohë që jetojnë në varfëri.

”Asnjë ndihmë për banorët me shtëpitë e shkatërruara, asnjë kujdes për situatën e pandemisë që i ka çuar në varfëri të tejskajshme banorët e Sukthit. RAMAVIRUSI ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj që sot më shumë se kurrë ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Shtëpi të rrënuara dhe në pragshembje pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot. Alarmi i qytetarëve që takova në Sukth është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët. Rama i ka braktisur shqiptarët. Ai dhe oligarkët e tij kanë vetëm një qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe kujdes”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?