Basha-Ramës: “Mbreti lakuriq”, je gënjeshtar
Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit.
Lideri i demokratëve ka bllokuar zhvillimin e seancës duke qëndruar përpara foltores në mënyrë që deputetët e tjerë të mos marrin fjalën.
Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën plenare.
Ndërkohë, deputetët e opozitës me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha kanë vijuar transmetimin live në “Facebook”.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Pas kthimit nga Sofia, ku Edi Ramës i thanë se i kishte katranosur detyrat e Shqipërisë, i ka rënë daulles duke thënë se opozita po saboton projektin evropian të Shqiptarëve. Natyrisht kjo është arsyeja pse e ka futur në rendin e ditës, që t’i bjerë kësaj dajre.
Rama dështoi që të plotësojë kushtet për në BE. Kriminalizuat Parlamentin, prandaj çfarëdo daulle të shpuar t’i biesh nga kjo foltore, të vërtetës nuk i shpëton dot. Vetëm ti dhe Xhafaj jeni përgjegjës sot për moshapjen e negociatave. Nuk e bëri PD Tahirin ministër të Brendshëm, por ishte ti Rama. Nuk e lidhi PD Tahirin me krimin, por ti. Nuk e bëri PD Xhafajn ministër të Brendshëm, ndërkohë që vëllai vijon të jetë bosi i drogës në Shqipërisë.
Ti do vetëm llafe boshe, gënjeshtra, trillime, fyerje dhe kërcënime, kundër qytetarëve të tyu, kundër gazetarëve, kundër opozitës, madje edhe kundër europianëve që ta thonë në sy të vërtetën”, u shpreh kryedemokrati Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1891485030902669/
KOHA JONË SONDAZH

