Basha-Ramës: Me Çyrben, Rrajën dhe Kokën do sjellësh ndryshimin në Durrës?

Lideri demokrat, Lulzim Basha, gjatë rrugës për në Durrës, ku do të prezantojë kandidatet për deputetë gra, i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

Gjatë bashkëbisedimit në platformën online facebook, Basha nuk ka ngurruar të sulmojë listën e deputetëve të PS, në qarkun e Durrësit.

Kredemokrati u shpreh se ndryshimi që premton kryeministri, Rama në këtë qytet janë emra si Jurgis Çyrbja, Lefter Koka dhe Rrahman Rraja, ndërkohë që sipas kreut të PD pronat e qytetarëve të Durrësit po tjetërsohen.

“Ndryshimi që sjell Edi Rama është Çyrbja, Koka, Rraja, ky është ndryshimin që i premton Durrësit. Ndërkohë që pronat e durrsakëve tjetërsohen. Shikoni hotel Vollgën është simboli që ka ndodhur në Shqipëri në këto vite, e kanë kthyer në një luftë bandash, ku të gjithë duan të marrin ndonjë copë. Tetë viteve të vështira po i afrohet fundi, 25 prilli është ditë ndryshimi. Pas reve të zeza të këtyre viteve ka një ndryshim, jemi burra të fortë, gra të forta dhe do të sjellim ndryshimin”, tha Basha.

SHKARKO APP