Basha-Ramës:Je trim në ekran, por kur të ftoj në debat ke frikë, qep gojën

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral ditën e sotme ftoi sërish kryeministrin Edi Rama për një përballje në debat përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Në fjalën e tij Basha tha se Rama ka frikë që të përballet. Sipas tij ai bëhet trim ne ekran dhe shan e përbalt opzitën, por qep gojën kur vjen puna te debati.

“Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo, sigurisht preferencë ka opozitën, por nuk ja kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debati. Unë nuk e ftoj për veten time se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash cfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e kam detyrim të them çfarë kam në plan për qeverisjen” tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?