Basha: Rezultati i 14 Majit, tregoi se mora vendimin e duhur për përjashtimin e Berishës nga PD

Rezultatin nga zgjedhjet e 14 Majit, për Lulzim Bashën janë tregues se ai mori vendimin e duhur për të përjashtuar nga Partia Demokratike Sali Berishën e shpallur “non-grata” nga ana e aleatit kryesor të Shqipërisë, SHBA.

Në takimin me të rinjtë në Durrës, Basha është shprehur se aso kohe i ka kërkuar Berishës që të largohet, por ai nuk ka pranuar, për pasojë vendosi që të merrte atë vendim, që e ka cilësuar si ndër më të vështirin.

Pyetur se si mund të bashkohet Partia Demokratike, Basha tha se “bashkimi duhet të ndodhë rreth vlerave”, thënë ndryshe pa Sali Berishën, pasi sipas ish kryedemorkatit, lideri historik nuk është më përfaqësues i vlerave mbi të cilat është ngritur kjo forcë politike.

SHKARKO APP