Basha rikonfirmohet kryetar i PD-së/ Gjana: Gara me standarde demokratike, dinjitoze dhe reale

Edhe pse nuk siguroi votat për të krijuar qeverinë e re, Lulzim Basha rifitoi votat e demokratëve për të qenë edhe për 4 vite në krye të Partisë Demokratike.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, shprehet se zgjedhjet ishin dinjitoze dhe gara mes kandidatëve ishte reale. Për të në garë kanë qenë kandidatë me ambicie të fortë, teksa ka shtuar se dita e djeshme e zgjedhjeve ishte e qetë.

“Ka qenë një garë dinjitoze dhe reale, ka qenë rigorizisht statusore. Ka qenë demokratike në standarde dhe kandidatët kanë qenë të fortë dhe me ambicie të forta. Ka qenë një proces që është zhvilluar qetësisht. Edhe dita e djeshme ishte e qetë. Demokratët treguan vullnet të jashtëzakonshëm për t’u paraqitur në qendrat e votimit. Një pjesëmarrje me 41 mijë anëtarë është një pjesëmarrje e lartë. Me votimin për Zotin Basha demokratët treguan se kemi një gjë shumë më të rëndësishme se ndryshimi i pushteteve, kemi vendosjen standarde të ndërtimit të së drejtës në Shqipëri. Prandaj kanë mbështetur alternativën e Bashës. Nuk ka pasur asnjë manipulim të rezultatit. Asgjë nuk është zhvilluar në fshehtësi. E vërteta ka qenë në sy të publikut”,-tha në ”Ora News”:

SHKARKO APP