Basha rikthehet në Kuvend, ”betejë” apo tërheqje?

Nga: Redjon Shtylla

Pas 9 viteve si kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tashmë vetëm deputet, në Kuvend u rikthye i vetëm dhe jo nga hyrja tradicionale e rrugës që lidh selinë e PD me Kuvendin, por nga ana e djathtë e Kuvendit, nga ku vijnë deputetët e maxhorancës.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se po punon që PD-ja të jetë një shpresë për qytetarët dhe se alternativa për bashkimin e demokratëve nuk mund të jetë kundër SHBA-së. Mos pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e grupit të PD, e justifikoi me fjalët se mund të degradonte në konfrontim. Për të ujërat janë të turbullta, por do të qartësohen.

”Po punoj dhe do punoj për një parti demokratike rreth vlerave që të jetë e bashkuar rreth vlerave. Heq dorë nga përgjegjësia ime, por PD duhet të kthehet në një alternativë dhe shpresë për njerzit. Do punoj çdo ditë. Alternativa nuk mund të jetë kundër aleatëve tanë siç është SHBA. Akti im ka tejkaluar interesat personale, dhe ato të diskutojnë dhe të vendosin dhe jo nën presion”.

I pyetur për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar, Lulzim Basha tha se do të bëjë gjithçka që PD-ja të bashkohet në vlerat për të cilat është krijuar dhe një prej tyre është orientimi euroatlantik. Gjatë fjalës së tij jashtë Kuvendit, deputeti nënvizoi se kjo alternativë e re ”nuk mund të jetë në kundërthënie me aleatët tanë strategjikë”.

Edhe pse në heshtje politike dhe mediatike, duket se Lulzim Basha nuk ka qëndruar as rehat, pasi po takon demokratët në takime informale dhe larg syrit mediatik. Por sesi do të jetë sjellja e Bashës me Berishën në Kuvend, dhe rikthimin e tij në PD, kjo do të shihet në ditët në vijim. Përballja do të jetë e vështirë, pasi ende pa u bërë kryetar, Berisha ka marrë frenat e PD-së.

Që nga ristaurimet në selinë blu me heqjen e dyerve dhe dritareve prej hekuri, apo dhe ”spastrimi” i grupit mediatik në PD, sidomos me heqjen e grupit Basha në ”Whatsapp”. Po ashtu së shpejti do të jenë edhe zgjedhjet për kryetarët e degëve, që ishin të vetmin që ishin kundër dorëheqjes së Bashës, pro tashmë që Komisioni i Rithemelimit ka marrë në kontrolll PD, nuk dihet sesi do të jetë pozicioni i tyre.

SHKARKO APP