Basha: Rruga e Shqipërisë kalon përmes zgjidhjes europiane

Në fjalën e tij përballë qytetarëve në protestën e gjashtë të opozitës, Lulzim Basha, ndër të tjera tha se rruga jonë kalon vetëm përmes zgjidhjeve europiane, ndërsa theksoi se zgjidhjet europiane diktojnë largimin e Ramës.

“Ju kërkoj të vazhdojmë të jemi të gatshëm për të qëndruar kështu në çdo ditë në javët e ardhshme për të qëndruar kështu, të vetëdijshëm dhe shpresëplotë se zëri juaj është dëgjuar. Mirënjohës për partnerët tanë që e dinë se rruga e Shqipërisë kalon vetëm përmes normave, parimeve, standardeve dhe zgjidhjeve europiane. Zgjidhjet europiane diktojnë largimin e shkaktarit të kësaj krize si hapi që hap dialogun dhe i mundëson këtij vendi të përqafojë ëndrrën e tij shekullore për Shqipërinë si gjithë Europa. Ky mesazh është mesazhi i popullit të Shqipërisë. Ky mesazh është shansi për zgjidhjen politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie. Kurrë nuk kemi qenë më të fortë!”, tha Basha.

Kreu demokrat përsëriti edhe njëherë se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. “Vetëm nga bashkimi juaj, qëndresës suaj, sot jemi bashkë më të vendosur se kurrë. Për herë të parë që nga nisja e kësaj proteste, zëri juaj u dëgjua, nuk do të ketë asnjë fund tjetër përveç largimit të qeverisë së krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?