Basha shfaqet krah delegacionit ukrainas në KiE: Rusia të kompensojë Ukrainën për dëmet e luftës

Deputeti Lulzim Basha ka publikuar sot një foto nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku shfaqet kreh delegacionit të Ukrainës. Ish-kreu i PD-së, tha se sipas detyrimit që përcakton e drejta ndërkombëtare, Rusia duhet të kompensojë Ukrainën dhe qytetarët e saj për dëmet e shkaktuar nga agresioni ushtarak të nisur që nga shkurti i vitit 2022.

Postimi i plotë

Me delegacionin e Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku folëm për mbështetjen që bota demokratike duhet ti japë Ukrainës në luftën e drejtë kundër agresionit të paprovokuar të Rusisë.

Federata Ruse ka detyrimin sipas të drejtës ndërkombëtare të kompensojë Ukrainën, qytetarët, kompanitë dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse që janë kryer gjatë agresionit të saj të paligjshëm.

Për këtë arsye kam propozuar një rezolutë e cila është mbështetur gjerësisht nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare. Rezoluta bën thirrje për bashkëpunimin mes vendeve anëtare të Këshillit të Europës dhe vendeve të tjera, me synim konfiskimin e aseteve sovrane të Federatës Ruse në këto shtete, dhe krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës.

SHKARKO APP