Basha: Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt (VIDEO)
Duke marrë një pjesë nga fjalimi në Kuvendin e së enjtes, Lulzim Basha në facebook thotë se vendi nuk mund të mbetet peng i askujt, dhe këtu i drejtohet treshes Berisha-Rama-Meta. ”Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt. Fati i shqiptarëve nuk mund të lidhet me fatin personal dhe politik të asnjë politikani, i majtë apo i djathtë qoftë”, shkruan Basha në facebook.
Pjesë nga fjala e Bashës në Kuvend
E ke hallin ti tek Partia Demokratike, ke hall ti sesa demokratë mbledh unë. Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?
Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë.
Shko dhe ti në foltore, ose fillo foltoren tënde.
Bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallin bashkë të tre nëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat as të Sali Berishës dhe as të Ilir Metës.