Basha: S’kam marrë bursë nga Soros

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë intervistës për emisionin “Çim Peka LIVE”, mohoi të ketë marrë bursë nga Fondacioni i George Soros “Për Shoqëri të Hapur” gjatë studimeve në Holandë. I pyetur nëse ndjehet në borxh me George Soros që i ka financuar studimet, Basha e mohoi një gjë të tillë duke treguar edhe të vërtetën mbi spekulimet që qarkullojnë prej kohësh në vend. ”Mënyra më e keqe për të mbyllur një intervistë të bukur. Nuk është e vërtetë. Nuk kam aplikuar dhe nuk kam marrë asnjëherë financime nga Shoqëria e Hapur. Universiteti ku kam studiuar ka marrë financime për studentë nga Shqipëria dhe Polonia. E vërteta është e thjeshtë dhe e shkoqur”.

SHKARKO APP