Basha: SPAK po inkurajon hajdutët dhe vjedhjet

Në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) se duke mos-vepruar ndaj abuzimeve me koncesionet po inkurajon “vjedhjet dhe abuzimet e tjera me fondet publike”. Basha u bëri thirrje të gjithë sipërmarrësit që synojnë, apo po hyjnë në marrëdhënie kontraktuale me qeverinë të kenë kujdes. “Zotërinj të SPAK, kur ju nuk hetoni, por mbroni, të korruptuarit, ju inkurajoni vijimin e plaçkitjes së shqiptarëve”, u shpreh Basha.

SHKARKO APP