Basha: Sulmi i përgatitur nga Serbia. Rama të sqarojë deklaratën për KFOR-in, do kërkojmë interpelancë

Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, thotë se segmente paramilintare të përgatitura nga segmente shtetërore të Serbisë në bashkëpunim me një pale të tretë që është Rusia, tentuan lançimin e një pjese të planit për vënien nën kontroll me forcë të territorit të Veriut të Kosovës.

‘‘Ishte profesionalizmi I policisë së Kosovës dhe bashkëpunimi I ngushtë me institucionet euroatlantike që bën të mundur shkatërrimin e këtij plani dhe sprapsjen e efektivëve që i ishte ngarkuar ky plan. Vënia në kontroll me dhunë e një pjese të territorit të një shteti të pavarur si Kosova është një situatë e rëndë për paqen për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindoremku ka anëtarët ët NATO-së dhe të BE‘‘‘,-ta Basha në Euronews Albania.

Ai ta edhe se Rama duhet të sqaroj nëse është i painformuar apo nëse po kërkon largimin e policisë së Kosovës nga Veriu. ‘‘Të kërkosh që KFOR të vendoset në Veri të Kosovës nëse je i informuar do të thotë të largohet policia e Kosovës. Një deklaratë e tillë është e rrezikshme dhe e dënueshme dhe kur vjen nga një autoritet i Serbisë e jo më të vijë nga cilido person me përgjegjësi publike në Shqipëri e aq më pak nga Shefi i qeverisë shqiptare. Nëse Rama ka kërkuar largimin e policisë së Kosovës, Rama urgjentisht duhet të merret nën mbikëqyrje politike dhe të gjithë-anshme. PD do të depozitojë një kërkesë nesër për interperlancë me Ramën për këtë deklaratë‘‘‘.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?