Basha takim me fermerët në Lushnje: Do kthehem me një program në shërbim të tyre
Kreu i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha vijon turin e takimeve. Ai ka zhvilluar një takim me fermerët në Lushnje, prej ku lajmëroi se PD do të ketë shumë shpejt gati një program për ta. Basha foli për zgjidhjet që Partia Demokratike po përgatit për të nxjerrë bujqësinë nga kriza.
“Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut, rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, largimi i të rinjve, për shkak të mungesës së perspektivës nga keqqeverisja dhe korrupsionit i përhapur kudo.
Dëgjova me vëmendje sugjerimet e tyre për t’i dhënë fund kësaj situate. Partia Demokratike është në krah të tyre. Ne jemi çdo ditë pranë njerëzve, diskutojmë dhe bashkëpunojmë me ta, për të ndërtuar sëbashku alternativën që qytetarët presin.
Shumë shpejt do të kthehem pranë tyre për t’i njohur ata me programin, ekipin dhe vizionin tonë për të ardhmen dhe për një politikë në shërbim të tyre”, thotë Basha.