Basha takim me fermerët në Stropckë: Korrupsioni ka goditur edhe bujqësinë

Gjatë turit të tij, kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha i ka kushtuar vëmendje edhe bujqësisë. Sot ai ishte në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku bisedoi me shumë fermerë të kësaj zone. “Me fermerët e Stropckës, diskutuam për potencialin e jashtëzakonshëm të bujqësisë dhe për problemet e tyre, të cilat kërkojnë zgjidhje serioze dhe afatgjata”, theksoi Basha.

Postimi i plotë

Një ditë e bukur sot mes qytetarëve të Pogradecit, pranë njerëzve, për të dëgjuar problemet me të cilat ata ndeshen përditë.

Per ne, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është pa kompromis, si një nga shkaktarët kryesorë të situatës së rëndë ekonomike që po kalon vëndi sot. Shqipëria ka plot matrapazë që abuzojnë përditë me pasuritë e saj, siç ka dhe politikanë që shkelin mbi interesin e njerëzve për hallet e tyre personale.

Ajo që i mungon vendit është një alternativë e përgjegjshme, që e çliron potencialin e jashtëzakonshëm dhe që shkon përtej fasadave, një alternativë e vërtetë për njerëzit. Për këtë po punojmë, për këtë është angazhuar, dhe këtë do ta bejë realitet Partia Demokratike e Shqipërisë.

SHKARKO APP